Vendimi i qeverisë për hapjen e plazheve me 1 qershor, kërkon që bizneset e hotelerisë në të gjithë vendin të zbatojnë protokollin e sigurisë për shkak të pandemisë.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një takimi me bizneset në Vlorë tregoi se si do funksionoje hapësira e plazheve dhe kushtet që duhet të plotësojnë hotelet.
Sipas ministrit Klosi një lajm i mire për bizneset është edhe fakti se sezoni turistik do të shtyhet deri më 15 nëntor që të kompensohet koha e humbur nga pandemia
“Për të zëvendësuar kohën e humbur, ditët e marsit, prillit, majit me kërkesë dhe të operatorëve turistikë do të shtyjmë sezonin deri në 15 nëntor në mënyrë që dhe ju të keni mundësi të paguani faturat dhe taksat”, tha Klosi.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën të ditur se ato biznese që nuk do respektojnë protokollin e caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, do të ndëshkohen me gjoba shumë të forta deri në sekuestrim të shezlloneve dhe heqje të licencës./abcnews.al