Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca e konsideron pozitiv vendimin e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe shpreson që rezoluta të miratohet edhe nga vendet e tjera të unionit.
Sipas tij, Shqipëria do të ketë 3-6 muaj kohë për plotësimin e 2 kushteve të para, ndërsa 7 detyrat e tjera duhen përmbushur gjatë negociatave.
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë një lexim të thelluar vendimit të Bundestagut për Gjerman për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Shpresplotë se qëndrimi i gjermanëve do të mbështetet edhe nga vendet e tjera të BE dhe do të finalizohet me miratim në Këshillin Europian, Soreca sqaron se çelja zyrtare e negociatave do të ndodh në Konferencën Ndërqeveritare që do të organizohet mes BE dhe Shqipërisë.
Deri në mbajtjen e kësaj konference që mund të kërkojë 3-6 muaj detyrat e shtëpisë për Shqipërinë do të jenë dy dhe ato duhen përmbushur në mënyrë të padiskutueshme.
Por detyrat e shtëpisë për plotësimin e kushteve të vendosura nga Gjermania do të kërkojnë një bashkëpunim të gjerë të gjithë faktorit politik dhe shoqërisë civile në Shqiëpri. Për Sorecën sinjali i dhënë me tryezën e reformës zgjedhore ishte pozitiv, por bashkëpunimi duhet të vijojë.
Bundestagu gjerman i tha “PO” çeljes së negociatave me Shqipërinë me kushtin që deri në momentin e fillimit të kapitujve për anëtarësim, Shqipëria të ketë përmbushur më parë 9 kushte./ABC News Albania 24/7