Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një moment historik, hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në lidhje me grup-kapitujt e parë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo është një kurorëzim i përpjekjeve të mëdha të deritanishme, ku sipas tij veçohen mirëqeverisja, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë pati një kritikë edhe për ata të cilët ishin kundër Komisionit të Posaçëm Antikorripsion.
Postimi i kryeministrit Rama në rrjetin social, Facebook
Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
*mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.