Hapja e negociatave/ Deputetët socialistë jo aq entuziastë sa kryeministri

schedule18:53 - 18 Prill, 2018

schedule 18:53 - 18 Prill, 2018

Ndërsa kryeministri Rama po e përcjell rekomandimin për hapjen e negociatave si një moment historik, i ndodhur nën qeverisjen e tij, deputetët socialistë, nuk kanë të njëjtin entuziazëm. Disa prej tyre janë të kursyer edhe në komente.

Ndryshe nga kryeministri, deputetët e tij nuk duken aq entuziastë për rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të antarësimit të Shhqipërisë me BE.

Të pyetur se si e përjetojnë këtë moment të rëndësishëm për vendin, disa shprehen, por të tjerë nuk kanë ose nuk duan të ndajnë një opinion konkret.

Manja:“Sigurisht që është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe nga sot na lindin përgjegjësi të reja edhe si ligjvënës, por edhe si komision i ligjeve”.

Ka të tjerë që nuk japin një koment

Deputeti Bashkim Fino përgjigjet me batutë.

Fino: Një sekondë të fillojmë mbledhjen, se është më e rendësishme ministrja.

Për ministren e drejtësisë, është një arritje historike, por edhe sfidë.

“Është një arritje historike për Shqipërinë, sidomos për qytetarët shqiptarë. Për ne politikën, është fillimi i një pune më të madhe për të arritur reformat”.

Marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave është lexuar nga kryeministri si marrja e një provimi të vështirë për qeverinë që drejton, ndërsa ka shigjetuar opozitën se ka tentuar ta pengojë si proces. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!