Hapja e listave, Gjiknuri dje dhe sot: Bardhi nxjerr videot

schedule14:06 - 11 Korrik, 2020

schedule 14:06 - 11 Korrik, 2020

Sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me qasjen e socialistëve për të hapur listat zgjedhore, gjë e cila pengon më pas koalicionet parazgjedhore, një problem i madh ky për opozitën.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi ka krahasuar qendrimet e Damian Gjiknurit në maj dhe qershor në lidhje me listat zgjedhore, të cilat sipas tij janë të kundërta.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10223152695515445/

Bardhi shkruan se Rama po hap listat për të ruajtur pushtetin e tij.

Postimi i plotë i Bardhit

Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit.

Ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet.

Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!