Shqipëria do të hapë dy grupkapitujt e fundit për anëtarësim në Bashkimin Europian në muajin qershor. I pranishëm në konferencën e komisioneve parlamentare për Integrimin Europian të Europës Juglindore i mbajtur në Tiranë, ministri Igli Hasani tha se pritja e konferencës së rradhës ndërqeveritare në muajin mars, është dëshmi e reformave të ndërmarra dhe progresit të bërë.
“Ky është proces i udhëhequr nga vizioni, ndaj vendi ka shënuar ecuri shumë pozitive. Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të integrimit. Katër nga 6 grupkapitujt janë hapur tashmë, në qershor hapim edhe dy të fundit dhe nga fundi dhjetorit shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur.” tha Andre Rizzo, shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e BE në Shqipëri.
Për përfaqësuesit të Bashkimit Europian në Tiranë, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të thotë stabilitet i vetë unionit.
“Që Bashkimi Europian të jetë stabël, duhet të kemi edhe këtë pjesë të rajonit në union. Zgjerimi është qëllimi strategjik i yni edhe në kuadër të asaj se cfarë po ndodh në Ukrainë. Ne po mbështesim zhvillimin socio-ekonomik, dhe reformat që ju po ndërmerrni.”
“Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, ndaj ka edhe detyrimin për të informuar nëpërmjet Parlamentit, partive politike dhe institucioneve. Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.” tha Karl Bergner, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë
Edhe pse shprehu mbështetjen e opozitës për procesin e integrimit, Jorida Tabaku, kërkoi më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje në këtë proces.
“Komisioni i Çështjeve Europiane ka qenë pararojë e shumë ndryshimeve për të rritur rolin e kuvendit, shpresoj të mos mbeten në letër, e nevojshme transparenca mbi politikat e qeverisë sa i përket pozicioneve negociuese. Opozita, PD beson se kjo është e ardhmja e Shqipërisë, por situata është e tillë që në pjesën më të madhe të diskutimeve nuk po ofrohet transparencë dhe gjithë përfshirje”
Në fund të janarit, Shqipëria mori letrën e presidencës polake për cceljen e negociatave për tregun e brendshëm ndërsa në shkurt vendi ynë cceli negociatat për grupkapitullin Konkurrieshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse. Ambicia e Shqipërisë është që deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt për të qenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian në 2030.