Vizitorët në Shëngjin për herë të parë do të kenë mundësi të marrin informacione rreth turizmit në këtë zonë.
Në shëtitore është hapur një zyrë e posaçme.
Investim ky i Bashkisë së Lezhës dhe Bashkimit Europian.
Sipas kryetarit të bashkisë tashmë turistët do të kenë më tepër mundësi për të njohur qytetin.
Bashkimi Europian sipas përfaqësuesve të tij do ta vijojë mbështetjen për zhvillimin e turizmit.
Pas Shëngjinit zyra të tilla pritet të happen në Lezhë dhe në bregdetin e Tales.