Hapet tuneli nënujor i Porto Palermos, Rama: Nis projekti për ta kthyer Gjirin e Panormës në një destinacion të turizmit

schedule07:41 - 11 Gusht, 2024

schedule 07:41 - 11 Gusht, 2024

Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos.

Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se me hapjen e tunelit nënujor do të nisë projekti I Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer gjirin e Panormës në një  destinacion të turizmit historik ku do të ndërthuret natyra me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake.

Sipas kryeministrit projekti parashikon  krijimin e muzeut te   Luftës së Ftohtë, si edhe rijetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës

Asete të Forcës  detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare  sipas Ministrisë së Mbrojtjes synohet të  rikthehen  në gatishmëri teknike.

Ndërsa objektet e kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake do të përshtaten  me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm.

Hapja e tunelit u krye nën  drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes  kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim.

Ndërtimi i këtij tuneli nisi në vitin 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!