Hapet tenderi për Kardhiq-Delvinë, në vjeshtë nisin punimet

schedule16:48 - 2 Gusht, 2018

schedule 16:48 - 2 Gusht, 2018

Qeveria ka hapur tenderin për ndërtimin e dy loteve të rrugës Kardhiq – Delvinë. Vitin e ardhshëm do të buxhetohet edhe pjesa e mbetur e 16 kilomterave të kësaj rruge. Fondi limit për ndërtimin e dy segmenteve është 41 milionë dollarë.

Punimet për të përfunduar 16 kilometrat e mbetura të rrugës Kardhiq – Delvinë do të nisin brenda vitit. Qeveria ka zgjedhur që këtë segment ta ndërtojë me fondet e veta, e të mos e bëjë pjesë të programit “1 miliard euro”.

Autoriteti Rrugor ka hapur zyrtarisht tenderin për kompanitë të cilat do të marrin përsipër përfundimin e lotit 5 dhe 6 të rrugës, ndërsa për 3 të tjerët pritet që tenderi të hapet vitin e ardhshëm. Në total ndërtimi i dy loteve të rrugës do të kushtojë 41 milion dollarë, ku pritet që një fond i ngjashëm të akordohet edhe vitin e ardhshëm për pjesën e mbetur.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka riparë projektin fillestar duke një urë dhe ka rritur sigurinë për disa pjesë të aksit.

Kardhiq – Delvinë është një nga nyjet më të rëndësishme të turizmit jugor pasi lidh rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë me Sarandën, duke shmangur qafën e Muzinës, rrugë malore dhe e vështirë për automjetet.

Projekti i rrugës Kardhiq – Delvinë është tenderuar në vitin 2009 dhe ka një gjatësi totale prej 32 kilometrash. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!