Drejtuesit e spitaleve publike në vend nisin shkollën. Për herë të parë, ata do t’i nënshtrohen një kursi intensiv për menaxhimin spitalor. Drejtorët do të marrin mësime për pesë javë me radhë nga profesionistë të fushës, vendas dhe të huaj. Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi se cikli i parë do të hedhë bazat për menaxhim më të mirë të burimeve financiare në spitale. Ndërkohë Manastirliu tha se shumë shpejt do të nisë edhe vlerësimi i spitaleve sipas performancës për të vijuar më pas me procesin e akreditimit të tyre./abcnews.al
Hapet shkolla e drejtorëve të spitaleve
schedule15:45 - 8 Qershor, 2018
schedule 15:45 - 8 Qershor, 2018