Hapet rruga e re për në Rinas, Balluku: Aeroporti ka pësuar ndryshime të mëdha

schedule16:19 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 16:19 - 2 Dhjetor, 2022

Është hapur për qarkullimin e automjeteve rruga e re drejt aeroportit të Rinasit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte këtë të premte në rrugën e re.

Nga terreni Balluku tha se me ndryshimin e koncesionarit aeroporti i Rinasit ka pësuar ndryshime të mëdha pozitive dhe se lëvizjet dhe fluturimet në aeroport janë shtuar dukshëm vitin e fundit.

“Pas ndryshimit të koncesionarit aeroporti i Rinasit ka pësuar ndryshim të madh. Mbi 26 mijë fluturime gjatë 10 muajve të parë të 2022. 4.4 mln pasagjerë deri në 30 tetor të këtij viti. Deri në fund të vitit do të kemi 5.2 mln pasagjerë. Aeroporti i Rinasit një nga dy aeroportet në rritje gjatë viti 2022”, tha Balluku./Abcnews.al/