Hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit, porositë për shoferët gjatë udhëtimit

schedule09:47 - 22 Janar, 2022

schedule 09:47 - 22 Janar, 2022

Rruga e Arbrit është hapur për qarkullim dhe kalimi mund të kryhet normalisht pavarësisht motit të keq. Kompania që merret me mirëmbajtjen e rrugës ka kryer pastrimin e rrugës dhe ka shpërndarë kripën për të shmangur ngricat. Ajo apelon shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit për shkak se ngricat do të jenë prezente.

“Gjatë natës reshjet kanë pushuar, mjetet borëpastruese në terren kanë  punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e aksit nga bora. Tashmë Rruga e Arbrit është e hapur për përdoruesit e mjeteve dhe qarkullimi mund të kryhet normalisht.  Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e ngricave u bllokua Rruga e Arbrit, por më pas autoritetet lajmëruan se aksi Rrugës së Arbrit u hap dhe tashmë mund të lëvizet normalisht. Ndërprerja e reshjeve të dëborës, mbrëmjen e djeshme ka bërë që të ulen ndjeshëm temperaturat në të gjithë Dibrën. Në aksin Peshkopi-Klos kalimi bëhet me zinxhirë në orët e mëngjesit për shkak të ngricave, ndërsa më tej Klos – Skuraj pa probleme. Janë prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Sllovë. Në Bulqizë vijojnë të jenë pa energji prej 48 orësh Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!