Hapet Panairi i Librit, Ymeri: Tema kryesore është lexueshmëria

schedule16:33 - 14 Nëntor, 2018

schedule 16:33 - 14 Nëntor, 2018

Hap dyert edicioni i 21 i librit. Tema kryesore e këtij panairi, sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri është lexueshmëria. Në këtë panair marrin pjesë 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare. 

Çel dyert Panairi i 21 i librit. Që në orët e para lexyes të grupmoshave të ndryshme dhe dashamirës të librit janë drejtuar drejt stendave për tu njohur me botimet e reja. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptare, Petrit Ymeri, thotë se shqetësimi kryesor mbetet lexuesi.

Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve: “Jemi në një situatë jo shumë për të qenë të qetë, që leximi në Shqipëri ka rënë në të tilla përmasa. Faktorë brendas, faktorë të huaj, të gjithë duhet të jemi në një front së bashku sepse një rini e kultuaruar, një popull i kulturuar e ka më të lehtë të përballojë sfidat e sotme dhe sfidat e së ardhmes.”

Në këtë panair arrin pjesë 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare, e ku një vend të rëndësishëm këtë vit ë ze edhe letërsia shqipe.

“Janë një grupim i madh i shtëpive botuese që punojnë seriozisht. Kemi një mbështetje nga përkthyes e autorë shqiptarë dhe duhet të evidentoj faktin që letërsia shqipe ka marrë një ripërtëritje të vërtetë në këtë 10 vjeçarin e fundit. Shikohen shenja ku shkrimtarë me përvojë e shkritarë të rinj”.

Romanet dhe përkthimet nga letërsia e huaj dominojnë, por nuk mungojnë dhe shtëpi botuese siç është Onufri, që i ka detikuar një vëmendje autorëve shqiptarë. Tashmë janë bërë prezentë titujt e rinj ku të gjithë janë të kureshtuar për lubrin e shkrimtarit të madh Kadare “Kur sudnuesit grinden” (rreth misterit të telefonimint Stalin – Pastërnak). Që në kopertinë të bie në sy simbolika që ka përdorur shkrimtari. Është ajo e Janus i cili është simbol i kohës.

Ndërsa ajo që bie në sy është pjesëmarrja e të rinjve, ku shpesh jo vetëm shikojnë titujt e rinj, por ata janë dhe blerës të rregullt, preferojnë autorët klasikë e tituj biografikë.

Lexuesi 1: “Ka dhe të rinj që lexojnë dhe janë të interesuar për librat. Biografitë më pëlqejnë më shumë, historitë e vërteta.”

Lexuesi 2: “Mendoj se fakti që të rinjtë nuk lexojnë është një ide e gabuar që është krijuar, sepse faktikisht vihet re dhe në shkollë se shumë nxënës janë pjesëmarrës dhe në Klubin e Librit dhe lexojmë, por është thjesht një ide e gabuar e krijuar.”

Lexuesi 3: “Bleva Kadarene. Edhe më lirë janë, nga 2000 lekë në 1500.”

Gjuhëtari Xhevat Lloshi thotë se është domosdoshmëri publikimi i një reviste për të drejtuar të rinjtë drejt botimeve të reja.

Xhevat Lloshi, gjuhëtar: “Panairi është i domosdoshëm, është i nevojshëm për librin shqiptar. Por nga ana tjetër, duke thënë që ka rënë numri i lexuesve unë mendoj që mirë është që të rritet numri i botuesve që shesin. Kemi një botim për librin, e gjithë bota ka revista deri javore që paraqesin gjithçka të re që bëhet. E dyta, ne për fat të keq kemi shembur të gjithë strukturën e njerëzve të cilët e ndiqnin librin për t’jua treguar lexuesve në epokën tonë për shkak se ka shumë libra. Është i domosdoshëm ndërmjetësi. Quaje recensus, kritik si të doni ju por kjo figurë është zhdukur. Duhet të ketë një grup njerëzish që ta paraqesin librin, të dijnë ta bëjnë këtë gjë, jo vetëm kaq, por kjo është shumë e domosdoshme për shkollën.”

Për 4 ditë me radhë në Panairin e Librit do të zhvillohen promovime librash, takime me shkrimtarët. Lexuesit do të kenë mundësi të marrin librat e tyre të preferuar me firmat e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!