Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapet fushata në Kosovë/ Shala: Kurti, fushatë të ashpër për të larguar fokusin nga problemet

schedule17:41 - 28 Maj, 2026

schedule 17:41 - 28 Maj, 2026

Hapja e fushatës në Kosovë po shoqërohet me tensione të forta politike dhe një gjuhë të ashpër mes partive, ndërsa analistët paralajmërojnë për pasoja në klimën shoqërore dhe politike në vend. I ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, analisti Asdren Shala deklaroi se fushata aktuale nuk po zhvillohet mbi programe apo projekte konkrete për qytetarët, por mbi akuza dhe kundërakuza mes forcave politike.

Sipas Shalës, kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë ndikuar në thellimin e polarizimit politik, duke e çuar retorikën në nivele ekstreme. Ai theksoi se mungesa e prezencës dhe ndikimit të faktorit ndërkombëtar në vitet e fundit ka ndikuar në degradimin e debatit politik në Kosovë.

Analisti shtoi se që nga viti 2015 vendi nuk ka pasur një gjuhë normale politike, ndërsa fushata aktuale, sipas tij, është më e egra e zhvilluar deri më tani, me fokus më shumë te përplasjet politike sesa te ofertat programore për qytetarët.



“Kjo nuk është çështje programore. Këtu tek ne nuk bëhet fushatë, nuk bëhen programe dhe të flitet për projekte. Nuk jemi në ato dimensione të qytetarësisë. Ka vetëm akuza dhe kundër akuza. Lirinë që na e kanë dhunuar ndërkombëtarët, këto vitet e fundit ata nuk janë fare prezentë në Kosovë. Me futjen në skenë të Albin Kurtit e ka kthyer atë polarizim në aktin më ekstrem. LVV e ka çuar retorikën në ekstrem.

Ka për të pasur edhe më shumë pasoja. Nga 2015 e deri më sot ne nuk kemi pasur një gjuhë normale. Kjo fushatë ka qenë më e egërta që kemi pasur deri më sot. Jemi një shoqëri që jemi katandisur për shkak të mungesës së ndërkombëtarëve”, u shpreh analisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!