Një avion rus mallrash që mbeti i bllokuar në një aeroport të Kanadasë pasi vendi mbylli hapësirën e tij ajrore për avionët në pronësi ruse, tani ka një tarifë parkimi prej më shumë se 330,000 dollarë, raporton Wall Street Journal.
Avioni u ul në Aeroportin Pearson të Torontos më 27 shkurt të vitit të kaluar, tre ditë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga rusët. Megjithatë, Kanadaja mbylli hapësirën e saj ajrore për avionët në pronësi ruse.
Në shkurt të vitit të kaluar, Kanadaja, së bashku me shumë vende të tjera perëndimore, ndaloi operimin e avionëve në pronësi, me qira ose të operuar nga Rusia në hapësirën ajrore kanadeze, duke përfshirë hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale të Kanadasë.
“E gjithë Kanadaja është e bashkuar në zemërimin e saj ndaj agresionit të Presidentit Putin kundër Ukrainës. Si përgjigje, ne kemi mbyllur hapësirën ajrore kanadeze për avionët në pronësi ruse,” tha Ministri i Transportit Omar Alghabra në atë kohë.
/abcnews.al