Hapen zyrat e reja të njësisë 8, Veliaj: Afrojme shërbimet te banorët

schedule13:19 - 18 Nëntor, 2018

schedule 13:19 - 18 Nëntor, 2018

Rreth 47 mijë banorë të Njësisë Administrative numër tetë në Tiranë tashmë shërbimet mund t’i marrin pranë vendbanimit të tyre. Pas zyrave të reja të hapura në zonën e Selitës kryebashkiaku Veliaj ka përuruar zyrat e reja edhe për këtë njësi.

Banorët e Njësisë Administrative numër tetë në Tiranë çertifikatat, apo vërtetimet që me herët duhet t’i merrnin në zyrat pranë bulevardit “Zogu I” tashmë mund t’i tërheqin më pranë banesës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj bashkë me deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati përuruan mjediset e reja.

 “Më vjen mirë që i kemi sjellë shërbimet për ndihmën ekonomike, certifikatat apo gjendjen civile në zemër të Njësisë 8. Jemi në një situatë ku 70% e banorëve e kanë Njësinë Administrative vetëm 5 minuta larg në këmbë. Do të thotë se shumica e Njësisë 8 sot do të shërbehet në një distancë shumë të vogël në zemër të njësisë, në zonën e Selvisë. Më vjen mirë që për 47 mijë banorë, të cilët shkonin tek “Zogu I” për të marrë të gjitha shërbimet, sot jo vetëm kemi liruar Njësinë 9 nga fluksi, por e kemi rikthyer bazën e gjithë shërbimeve komunitare në zemrën e Njësisë 8”.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë qyetaret qe banojne ne kete njesi por nuk jane te regjistruar aty te perfitojne nga amnistia e vedosur nga qeveria per transferimin e gjendjes civile dhe te zhvendosin vendbanimin.

“Dua t’i ftoj të gjithë banorët të regjistrohen në këtë njësi, jo vetëm banorët e Njësisë 8, pjesa e vjetër e Tiranës, por edhe ata të pjesës së re që vazhdon deri te Bregu i Lumit. Është e rëndësishme që të dimë saktësisht sa banorë ka secila njësi, që edhe fondet t’i japim në përpjesëtim të drejtë me numrin e banorëve. Ndaj, ftesa për të gjithë banorët, jo vetëm këtu në Njësinë 8, ku kemi një hapësirë mbi 500 metra katrorë, ku çdo gjë bëhet lirshëm, pa u shtyrë nëpër kangjella, pa pritur në radhë, me një shërbim dhe mjedis të kulturuar, por edhe në njësitë e tjera 12, 13, dhe 14, respektivisht te Fresku, te Kopshti Botanik dhe zona e Unazës së Re, të regjistrohen aty. Sa më të saktë ta kemi listën e banorëve, aq më të shumta do të jenë fondet”.

Bashkepunimi i banoreve per te bere regjistrimin në vendin ku ata jetojnë realisht sipas kryetarit te bashkise nënkupton më shumë investime për zonën e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!