Në urgjencën qendrore në QSUT janë hapur çadrat për triazhimin e të sëmurëve të mundshëm që mund të paraqiten me simptoma.
Këto çadra do të kenë krysisht si qëllim ruajten e shëndetit të personelit mjekësor, por edhe analizimin paraprak të personave që mund të paraqiten.
Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Abc News, gazetarja Glidona Daci raportoi se këto çadra janë vendosur për të shmangur zinxhirin e transmetimit.
Në kto çadra do të futen fillimisht individë të ndryshëm që mund të sillen nga ambulancat apo nga familjarë të tyre. Ajo që gazetarja e Abc News ka vënë re gjatë ditës së sotme është se pacientët e sjellë me autoambulanca nuk janë lejuar që të kenë familjarë apo të afërm të tyre me vete.
Sa i përket stafit mjekësor që do të punojë në çadra, raportohet se si fillim plani është që do të punojë stafi mjekësor i urgjencës kombëtare, por nëse më tej do të ketë fluks, atëherë do të kërkesë për shtim të personelit.
Çadrat janë vendosur, por nuk janë ende funksionale. /abcnews.al