10 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është ende në kërkim të realizimit të objektivave të saj. Po cilat ishin hapat diplomatikë që kufizojnë dhe sot e kësaj dite pavarësinë e plotë të vendit.
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe fundit të dominimit të tij në Europën Lindore në 1991-shin dhe ish Jugosllavia nisi rënien e saj.
Me kalimin e kohës vende si Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi fituan pavarësinë.
Ndërsa Kosova në jug të Serbisë mbeti ende pjesë e saj. Ushtria clirimtare e Kosovës luftoi me forcat serbe të Milloshevicit në atë që u quajt lufta për pavarësi në periudhën 1998 – 1999.
Në 10 qershor të 1999-ës, Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë e cila i dha fund luftës, vendosi forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, duke bërë që vendi të merrte një lloj autonomie por me kalimin e kohës dëshira për pavarësi rritej.
Kombet e bashkuara, bashkimi europian dhe shtetet e bashkuara të amerikës punuan me Kosovën për të hartuar një plan për pavarësi. Rusia ishte sfida më e madhe për këtë pavarësi, pasi si një vend anëtar i këshillit të sigurisë së OKB-së me të drejtë vetoje, premtoi se do të ndalonte një plan për pavarësinë e Kosovës, i cili shkonte kundër interesave të Serbisë.
Në 17 shkurt të 2008-ës, parlamenti i Kosovës dhe 109 deputetët e saj votuan në mënyrë unanime deklaratën e pavarësisë nga Serbia
Beogradi deklaroi se ky ishte një veprim i paligjshëm dhe sigurisht që gjeti mbëshetjen e Moskës në këtë qëndrim.
Gjithësesi, Brenda katër ditësh që nga shpallja e pavarësisë, pesëmbëdhjetë vende përfshirë Shtetet e Bashkuara të Aerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Australinë, njohën shtetin e Kosovës.
Deri në mesin e vitit 2009, 63 vende nga e gjithë bota, përfshirë 22 nga 27 vendet anëtare të bashkimit Europian, njohën pavarësinë e Kosovës, dhe dhjetëra vende kanë ambasadat dhe ambasadorët e tyre në vend
Por Kosova në dhjetëvjetorin e saj të pavarësisë përballet ende me sfidën e një njohje të plotë ndërkombëtare me Kombet e Bashkuara që ende përpiqen që të bindin Kinën dhe Rusinë për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si një vend i pavarur.
Momenti kur Kosova u bë shteti më i ri në Europë, dhjetë vjet më parë, ishte kulmi I një procesi të gjatë dhe të vështirë që ka origjinën në shtypjen e Beogradit ndaj kosovarëve në 1990-ën. Ishte një moment i diskutueshëm i cili vuri përballë dy parime të së drejtës ndërkombëtare – integritetin e territorit të shteteve nga njëra anë dhe të drejtën e për vetëvendosje të popullsisë nga ana tjetër.
Por në fund, bazat e pavarësisë së Kosovës ishin ato që mbizotëruan në ligjet ndërkombëtare duke arsyetuar se minoritetet të cilat pësojnë diskriminim sistematik kanë të drejtë të ndahen. Kjo përbën dhe bazën e njohjeve të pavarësisë nga pjesa më e madhe e shteteve anëtare të kombeve të bashkuara. Duke bërë që historia e Kosovës të shënonte një cështje “sui generis”.
Pikërisht historia e vendit, është dhe pika thelbësore për arsyet se si vendi fitoi pavarësinë.
Në vitin 1989 Beogradi anuloi autonominë e pjesshme në Kosovë, dhe dy vjet më vonë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova humbi statusin e saj si një entitet federal i ish Jugosllavisë duke përfituar të drejta të njëjta me ato të gjashtë republikave përbërëse. Gjatë vitit 1990, autoritetet serbe diskriminonin në mënyrë sistematike shqiptarët e Kosovës, duke i përjashtuar nga administrate serbe, sistemi i shëndetësisë dhe ai i arsimit. Në përgjigje të kësaj, lidershipi kosovar nën drejtimin e ndoqi një politikë të rezistencës paqësore për disa vjet, deri sa mungesa e një progresi coin ë krijimin e ushtrisë clirimtare të Kosovës dhe në një konflikt të armatosur. Kjo bëri që forcat serbe të sigurisë të ndërmerrnin një operacion ushtarak kundër shqiptarëve të Kosovës.
Pas përpjekjes së dështuar për arritjen e një marrëveshjeje në Rambuje të Francës, në mars të 1999-ës, Nato vendosi të ndërhynte ushtarakisht kundër ish-Jugosllavisë. Pas kësaj fushate, forcat serbe intensifikuan përpjekjet e tyre për të dënuar shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre, si pasojë e të cilave rreth 800 mijë prej tyre u detyruan të largoheshin në vendet fqinje.
Pas afërsisht tre muajsh sulme ajrore të NATO-s, atëherë presidenti serb Sllobodan Millosheviç, u dorëzua duke rënë dakord që të tërhiqte të gjitha forcat ushtarake nga Kosova. Vendim që i dha fund administratës serbe në Kosovë. Duke miratuar Rezolutën 1244 më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara themeloi një administratë të përkohshme të udhëhequr nga OKB – UNMIK dhe një forcë sigurie ndërkombëtare KFOR. Për më shumë kombet e bashkuara ishin të autorizuara që të lehtësonin procesin politik që do të vendoste statusin e ardhshëm të Kosovës.
Komunitetit ndërkombëtar iu desh më shumë se gjashtë vjet që të niste këtë proces. Pas konsultimeve me këshillin e sigurisë së OKB-së, sekretari i përgjithshëm në atë kohë Kofi Annan emëroi ish presidentin finlandez Martti Ahtisaari si të dërguarin special për bisedimet rreth statusit të Kosovës. Në vitin 2006 në selinë qëndrore të misionit në Vjenë, UNOSEK, u mbajtën 17 raunde negociata mes delegacioneve të Kosovë dhe Serbisë. Gjatë këtij procesi, Ahtisaari dhe ekipi i tij vazhduan bashkëpunimin dhe me grupin e kontaktit – të përbërë nga Gjermania, Franca, Italia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – i cili propozoi dhe linjat kryesore që duhej të ndiqeshin për vazhdimin e negociatave. Sipas këtyre principeve, vendosja e statusit të Kosovës duhej të siguronte multi etnicitetin dhe të lejonte të gjitha komunitetet që të merrnin pjesë në qeverisje. Për më shumë, këto linja vendosën se nuk do të kishte një rikthim në situatën para marsit të 1999-ës, nuk do të kishte as një ndarje të Kosovës, as bashkim mes Kosovës dhe ndonjë vendi tjetër. Gjatë një takimi në Londër në 31 janar të 2006-ës, minsitrat e jashtëm të grupit të kontatktit shtuan dhe një pikë sipas të cilës statusi do të vendosej vetëm në atë mënyrë që do të ishte i pranueshëm për popullsinë e saj. Duke qenë se 90 për qind e popullisë së Kosovës dëshironte pavarësinë, dhepika e fundit mori mbështetjen e plotë.
Pas përfundimit të bisedimeve në Vjenë, u bë e qartë se asnjë nga palët nuk do të ndryshonte qëndrimin e saj për sa i përket çështjes thelbësore të statusit të Kosovës. Beogradi mbeti i vendosur për të ruajtur sovranitetin serb mbi kosovën, ndërsa shqiptarët e kosovës këmbëngulën për pavarësinë si të vetmen zgjidhje. Në këtë pikë bisedimet u fokusuan në cështje të cilat duheshin zgjidhu pavarësisht statusit të Kosovës: të drejtat e komuniteteve, decentralizimi administrative, mbrojtja e kishës ortodokse serbe, siguria, të e drejta për pronën dhe cështjet ekonomike. Por ende ishte e pamundur që pala kkosovare dhe ajo serbe të binin dakord për këto çështje. Si pasojë e kësaj Ahtisaari doli në prfundimin se pavarësisht numrit të raundit të negociatave nik do të arrihej asnjë marrëveshje e pranueshme për të dyja palët për statusin e Kosovës. Përfaqësues nga Bashkimi Europian, Rusia dhe shtetet e bashkuara të Amerikës u përpoqën sërish të negocionin për gjetjen e një zgjidhjeje në vjeshtën e 2006-ës, por vetëm sa u vërtetua se Ahtisari kishte pasur të drejtë. Duke përdorur mandatin e tij Ahtisaari bëri një propozim personal, i bazuar sipas tij në historinë e kohëve të fundit ët Kosovës, realitetit në terren, linjat e caktuara nga grupi i kontaktit, dhe këndvështrimet e shprehura nga palët në bisedimet në Vjenë.
Ky propozim iu dërgua zyrës së sekretarit të përgjithshëm të kombeve të bashkuara dhe palëve të përfshira, në mars të 2007-ës. Dosja ishte emëruar “Propozim i kuptueshëm për vendosjen e statusit të Kosovës” _ Plani i Ahtisarit; dhe përmbante kompromise shumë domethënëse.
I bazuar në konceptin e pavarësisë – propozimi përfshinte një sërë kufizimesh për sovranitetin e Kosovës. Në fakt ndalohej bashkimi i vendit me në vend tjetër, kufizime për sa i përket forcave kosovare të sigurisë, monitorim ndërkombëtar të pavarësisë së vendit për një kohë të pacaktuar, dhe nëj prani ushtarake ndërkombëtare të vazhdueshme. Duke marrë parasysh shqetësimet e palës serbe, plani i Ahtisaarit përfshin pika nga të cilat komuniteti serb në Kosovë përfiton shumë. Si për shembull trasferimi i kompetencave maksimale për pushtetin vendor dhe krijimin e një njësie bashkish me mazhorancë serbe për të lejuar që të jenë vetë serbët që do të kontrollonin cështjet e tyre. E përkthyer në termat që përdoren aktualisht 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë: krijimi I asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Nga ana tjetër serbëve iu siguruan vende të garantuara në parlament dhe në qeveri si dhe në institucione të tjera të rëndësishme. Duke bërë që jo vetem serbët, por dhe minoritetet e tjera të kenë një pushtet dhe influencë domethënëse në procesin e vendimarrjeve. Propozimi I Ahtisarit përmbante dhe pika ku sigurohet ruajtja e trashëgimisë së kishës ortodokse serve. Të gjitha këto masa sipas tij, kishin për qëllim që të krijonin kushte në mënyrë që serbët të qëndronin në Kosovë, dhe ata që ishin larguar të riktheheshin.
Por pavarësisht kësaj, Serbia e refuzoi planin Ahtisaari dhe Rusia ndaloi këshillin e sigurisë së kombeve të bashkuara që ta zbatonte atë – pavarësisht faktit se plani kishte mbështetjen e plotë të pasardhësit të Anan, Ban Ki Moon. Por në kontrast me vendimin e Beogradit, lidershipi kosovar e pranoli planin e Ahtisaarit duke premtuar se do të hartonte kushtetutën duke u bazuar në përmbushjen e këtyre kërkesave. Dhe vërtet, parlamenti kosovar, miratoi çdo pikë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë
Bisedimet në Vjenë dhe propozimi përfundimtar i të dërguarit special të kombeve të bashkuara, sipas analistëve ishte dhe momenti që vendosën njëherë e përgjithmonë statusin e Kosovës.
Në dhjetëvjetorin e pavarësisë së vendit ende pritet që dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian, mes Beogradit dhe Prishtinës, të sjellë një përmirësim gradual në marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe anëtarësimin e tyre në BE. Gjë që do të nënkuptonte dhe njohjen universale të sovranitetit të Kosovës./abcnews.al
Gazetare e ABC News: Dorina Kurtaj