Hamza për vdekjen e Haxhi Thaçit: Burrë i urtë, fisnik e i dashur – la pas një trashëgimi dashurie për atdheun

schedule23:53 - 16 Mars, 2025

schedule 23:53 - 16 Mars, 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Hamza tha se ai ka qenë burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë dhe tha se na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun, përcjell Klankosova.tv.

“Një burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë ne, na paska lënë sot. Ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër”.

“Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun. Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë”.

“Në këto momente të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi. Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shkroi Hamza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!