Lëvizja islamike palestineze Hamas i kërkoi qeverisë amerikane në një deklaratë herët sot të ushtrojë “presion” mbi Izraelin për të përfunduar një marrëveshje të përhershme armëpushimi në Rripin e Gazës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken “vazhdon të flasë se Izraeli është pajtuar me fjalinë e fundit (shpalljen e armëpushimit), por ne nuk kemi dëgjuar asnjë zyrtar izraelit të komentojë për këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Hamasit.
“Në këtë kontekst, ne i bëjmë thirrje Blinken dhe administratës së Presidentit të SHBA Joe Biden që të bëjnë presion drejtpërdrejt” mbi Izraelin, shtoi lëvizja.
Kujtojmë se lufta e përgjakshme në Rripin e Gazës ka nisur pasi Hamasi sulmoi më 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael.
/abcnews.al