Hamasi: SHBA nuk po ushtron mjaftueshëm presion ndaj Netanyahut

schedule21:41 - 3 Shtator, 2024

schedule 21:41 - 3 Shtator, 2024

Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan thotë se nuk ka zhvillime në bisedimet e armëpushimit dhe Uashingtoni nuk po ushtron presion të mjaftueshëm ndaj kryeministrit izraelit për të pranuar një marrëveshje.

Hamdan përsëriti qëndrimin e grupit se nuk ka nevojë për një propozim të ri, por nevojiten më shumë përpjekje për t’i bërë presion Netanyahut që të pranojë marrëveshjen për të cilën Hamasi kishte rënë dakord më parë.

“Pozicioni ynë për korridorin e Filadelfit është i qartë. Ne refuzojmë çdo status quo që lejon praninë e Izraelit atje. Korridori është pjesë e procesit të tërheqjes nga Rripi i Gazës për të cilin është rënë dakord më parë. Nëse Uashingtoni nuk i bën presion Netanyahut që të tërhiqet nga Korridori i Filadelfit, atëherë ne e konsiderojmë këtë si një përpjekje për ta shpëtuar atë dhe karrierën e tij politike nga pasojat e vrasjes së robërve.”, tha ai.

Hamdan tha gjithashtu se gjashtë robërit, trupat e të cilëve u morën në fundjavë nga forcat izraelite, u vranë ose “nga granatimet izraelite, të shtënat izraelite ose gjatë përleshjeve”.