Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeyda, tha se rreth 50 pengje janë vrarë në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve izraelite në enklavën palestineze.
Obeyda dha informacionin në llogarinë e organizatës në Telegram, pa dhënë detaje të tjera. Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte këto shifra.
Ushtria izraelite njoftoi të enjten, se Hamasi po mban 224 pengje dhe të afërmit e tyre janë informuar. Sipas zëdhënësit të IDF, ky numër përditësohet dhe ndryshohet në varësi të informacionit të inteligjencës të mbledhur në bastisjet e kryera nga forcat e IDF në Rripin e Gazës.
I njëjti burim bëri të ditur se numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i konfliktit në Gaza ka arritur në 309. Haggari tha gjithashtu se një ditë më parë IDF neutralizoi burrat e Hezbollahut që u përpoqën të hapnin zjarr ndaj ushtarëve izraelitë në kufijtë veriorë.