Hamasi konfirmon vdekjen e liderit, Yahya Sinwar: Pengjet nuk do të kthehen nëse Izraeli nuk tërhiqet

schedule15:01 - 18 Tetor, 2024

schedule 15:01 - 18 Tetor, 2024

Një udhëheqës i lartë politik i Hamasit, Khalil al-Hayya, ka konfirmuar vdekjen e liderit të grupit, Yahya Sinwar. Megjithatë ai paralajmëroi se kjo ngjarjeve vetëm do ta forcojë Hamasin.

“Vdekja “vetëm do të na forcojë”, është shprehur ai. Al-Hayyaa – zëvendës shefi i Hamasit në Gaza dhe kryenegociatori i grupit -dha një deklaratë televizive në të cilën ai përsëriti se nuk do të lirojë pengjet izraelitë të kapur në sulmin e 7 tetorit mbi Izraelin derisa “agresioni” në enklavën e rrethuar palestineze të ndalojë dhe izraelitët forcat tërhiqen.

“Ata të burgosur nuk do të kthehen tek ju para përfundimit të agresionit në Gaza dhe tërheqjes nga Gaza”, tha ai.

Yahya Sinwar, lideri i Hamas  u vra nga ushtria Izraelite, ishte një ndër figurat më kryesore në historinë e grupit militant palestinez.

I njohur me pseudonimin “kasapi i Gazës”, ai ishte ndër themeluesit e krahut ushtarak të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Brigadave al-Qassam, dhe konsiderohet nga Izraeli si organizatori i sulmit të 7 tetorit 2023 në të cilin u vranë më shumë se 1200 njerëz, përfshirë ushtarë dhe civilë.

Yahya Sinwar, i lindur në vitin 1962 në Khan Younis në jug të enklavës palestineze kaloi 22 vite të jetës së tij në burgjet Izraelite pasi u dënua në vitin 1989 me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy ushtarëve Izraelitë dhe 4 shtetasve palestinez që dyshohet se kishin bashkëpunim me Tel Avivin Zyrtar. Ai arriti të lirohej nga burgu në vitin 2011 si pjesë e një marrëveshje me autoritetet Izraelite pasi Hamas kishte mbajtur peng një ushtar Izraelit per 5 vite.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!