Hamas përsëriti sot kërkesën e tij, pas një takimi të zyrtarëve izraelitë me përfaqësuesit e Katarit dhe Egjiptit, se lirimi i të gjithë pengjeve do të kërkonte garanci për ndërprerjen e të gjitha operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës dhe tërheqjen e të gjitha forcave pushtuese izraelite.
“Suksesi i takimit në Paris varet nëse Izraeli pranon t’i japë fund agresionit gjithëpërfshirës në Rripin e Gazës,” tha zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri.
Megjithatë, nuk ishte e qartë nëse Hamasi do të lironte të gjithë ose vetëm disa nga 132 pengjet nëse plotësohej ky kusht.
Hamasi tha më parë se lirimi i të gjithë pengjeve nënkupton që Izraeli të lirojë mijëra palestinezë në burgjet e tij.
/abcnews.al