Ushtria izraelite ka vijuar bombardimin e Rripit të Gazës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mbrojtur civilët. Gjatë natës, ushtria izraelite tha se goditi “më shumë se 400 objektiva”.
Të shtunën, krahu i armatosur i Hamas, Brigadat Al-Qassam, raportoi se kishin bombarduar Tel Avivin me një breshëri raketash. Ky ishte sulmi i parë me raketa në qytet që nga 20 nëntori dhe ishte në përgjigje të sulmeve të reja izraelite në Rripin e Gazës.
Zhvillimi më domethënës ishte vendimi i Izraelit për të tërhequr negociatorët e tij nga Katari, ku ata do të diskutonin një armëpushim në Rripin e Gazës me përfaqësuesit e Hamasit.
Tërheqja e negociatorëve u bë nga Mossad me urdhër të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Footage shows several Iron Dome interceptions following a rocket barrage from the Gaza Strip at central Israel. (Video: Eli Gershzon) pic.twitter.com/lsMLjj0tdw
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 2, 2023
Pala izraelite fajëson Hamasin për ngërçin, të cilin e akuzon për dështimin e përmbushjes së pjesës së saj të marrëveshjes. Kjo përfshinte “lirimin e të gjithë fëmijëve dhe grave sipas një liste të dërguar dhe miratuar nga Hamasi “.
Izraeli vuri në dukje gjithashtu se marrëveshja e armëpushimit parashikonte që Kryqi i Kuq të vizitonte të gjithë pengjet, por Hamasi refuzoi ta lejojë atë. Nga ana tjetër, nga Katar presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi Izraelin se “shkatërrimi total i Hamasit” do të çojë në “dhjetë vjet” luftë .
Mirëpo, përballë kësaj deklarate, Izraeli nuk tërhiqet. Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë derisa ” të arrihen të gjitha qëllimet e tij “, domethënë shkatërrimi i lëvizjes islamike palestineze, tha Benjamin Netanyahu të shtunën mbrëma.
Dje, në Izrael, qindra njerëz protestuan në Tel Aviv, duke kërkuar lirimin e 137 personave që vazhdojnë të mbahen në Rripin e Gazës. Shumë prej tyre kishin postera me fotografitë e pengjeve. Katër ish-pengje iu drejtuan turmës përmes lidhjes video për të folur për atë që ata përjetuan — frikën, urinë, mungesën e gjumit, gjatë robërisë së tyre.
“Vajzat tona panë gjëra që fëmijët e asaj moshe, apo çdo moshe, nuk duhet t’i shohin,” tha Danielle Aloni, 45 vjeç, e cila u lirua më 24 nëntor me vajzën e saj pesëvjeçare.
/abcnews.al