“Hallet t’i di dhe hallet m’i din”: Biseda e përgjuar, si Ilir Rustemi i kërkonte biznesmenit paratë për “Bajrajt”

schedule13:20 - 23 Nëntor, 2019

schedule 13:20 - 23 Nëntor, 2019

Krahas punësimeve në OSHEE dhe spital përmes presionit si edhe marrjen e urdhrave nga Behar Bajri prej burgut në Holandë, prokuroria ka zbuluar edhe një element tjetër nga grupi “Bajri”, sipas të cilës konfirmon se ata i kanë vendosur gjobë një biznesmeni.

Në dosjen hetimore të policisë të zbardhur për abcnews.al nga gazetarja Glidona Daci është edhe një bisedë mes Ilir Rustemit, pjesë e grupit “Bajri” dhe një biznesmeni me inicialet A.V, të cilit i kërkonin 5 000 euro.

Biseda është regjistruar në prill të vitit tëshkuar dhe konfirmon sipas prokurorisë se dy personat e përgjuar kishin një raport financiar mes tyre.

Bisa e përgjuar:

999- o tan me fillu vlla tashi noj gja si e këna lan, hallet ti di e hallet mi din!
406- ilir vlla me dt 2 ose me 3 do të cojë një shok me të taku dhe do mbyllim një pjes
999- ok vlla
406- flm te rujt zoti.

Prokuroria vëren se po në të njëjtën situatë, Ilir Rustemi është me shtetasin me inicialet D.D, mik i afërt i familjes Bajri, i cili dyshohet se bënte lidhjen mes biznesmenit dhe grupit për marrjen e parave.

Përmbajtja në dosjen e prokurorisë:

“Në rrethana të paqarta dhe që nuk pranohet të sqarohen nga A.K, i con një mesazh telefonik Ilir Rustemit më datë 26 prill 2018 ku i shkruan:

“Ilir si kalove me bani tel ardiani tha ma ban hallall thuji ilirit deri nesër nuk mundem me ardh prz vec nëse 99% kryej pun tha e vit ë takoj me respekt dori”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!