Kris Jenner surprizoi ndjekësit e Kardashians gjatë premierës së sezonit të dytë, teksa pranoi se kishte harruar një nga pronat që zotëron. 66-vjeçarja, e cila ka një vlerë neto të raportuar prej 170 milionë dollarësh, u dha shikuesve një vështrim nga prapaskenat e banesës së saj në Beverly Hills.
Asaj iu bashkua edhe vajza e saj Khloe Kardashian, e cila tallej me nënën e saj se ishte aq e pasur sa nuk mbante mend pronat e saj. “Ky është një vend i vogël i lezetshëm nëse mund ta them, por e kisha harruar që ekzistonte. Në këtë vend mblidhen të gjitha dhuratat e Krishtlindjeve.”, tha Kris.
Pas kësaj deklarate, shpërthyen komentet në rrjete sociale. Një përdorues i Tëitter-it shkroi: “Dua të jem aq i pasur sa Kris Jenner, sa të harroj se kam një apartament në Beverly Hills.”