“Hallakatet” axhenda e derbit të kryeqytetit, ndryshohet për herë të dytë data e Tirana-Partizani

schedule14:33 - 9 Maj, 2023

schedule 14:33 - 9 Maj, 2023

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani po përjeton një ndryshim axhende të shpeshtë. Kjo supersfidë ishte planifikuar të luhej në datën 17 maj, ndërsa ditën e djeshme, u vendos të luhet më 16 maj.

Por, me sa duket, as data 16 maj nuk do të jetë dita e shumëpritur nga tifozët dhe skuadrat për ta luajtur këtë sfidë, pasi sot është vendosur përsëri që ndeshja të luhet më 17 maj.

Në këtë ditë do të luhen edhe ndeshjet e tjera të Superiores, por derbi do të ketë orar tjetër./ h.ll/abcnews.al

KALENDARI:

15:00 Erzeni – Bylis

15:00 Vllaznia – Teuta

15:00 Kukësi – Laçi

15:00 Kastrioti – Egnatia

18:30 Tirana – Partizani