Rrahman Hallaçi ka komentuar në studion e ABC News, në emisionin Pressing, derbin e kryqeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Hallaçi ka qenë pjesë e të dyja skuadrave dhe për derbin e kësaj fundjave, tha:
“Sigurisht që po. Tirana dhe Partizani i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Është një ndeshje e veçantë për të gjithë shqiptarët. Të dyja tifozeritë dhurojnë spektakël. Tirana e ka nisur më ndryshe këtë sezon, do të jetë më mirë se vitin se kalon. Megjithatë, mbetet Partizani skuadra për t’u mundur”.
“Sigurisht që ka komoditet trajneri Mema, pasi ka pasur lojtarë cilësorë, si dhe kanë marrë edhe shumë të tjera. Mua nuk më pëlqen thjesht fakti që Tirana kërkon ta fitojë titullin për 100-vjetor. Shpresoj që të jem gabim, pasi nuk i shkon kjo gjë një ekipi si Tirana. Mema ka në ekip shumë lojtarë shqiptarë, kjo gjë është diçka pozitive. Ekipi është i kompletuar”./abcnews.al