Hallaçi: Situatë kritike, po gabojmë si skuadër. Goli i dytë i Laçit i pafalshëm

schedule15:42 - 9 Janar, 2021

schedule 15:42 - 9 Janar, 2021

Kukësi doli pa pikë nga sfida në Laç. Vendasit fituan 3-2, teksa verilindorët treguan sërish dobësi në prapavijë. Trajneri i ekipit kuksin, Rrahman Hallaçi analizoi takimin në prononcimin e dhënë për Supersport.

Situata është e vështirë, nuk po gabon vetëm mbrojtja, po gabojmë si skuadër, topi po vjen aty ku nuk duhet të vijë. Ka lojtarë që kanë bërë gabime individuale, në këto momente na kushton shumë. I kisha thënë hapur skuadrës që edhe një barazim do të ishte shumë mirë për ne, por nuk ia arritëm.

Nuk duhen justifikime, nuk duhet të fshihet asnjë në këtë situatë. Nuk po i bëjmë gjërat siç duhet, skuadra duhet të mbrojë më mirë. Nuk duhet ta merrnim golin e dytë, më pas u vështirësuan gjërat shumë. Është një situatë kritike që po kalojmë, si lojtarët dhe stafi.

Do të ndërhyjmë në merkato patjetër, do të vijnë 3-4 lojtarë. Do vijnë disa lojtarë, por nuk është se do bëjnë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Limaj? Është pjesë e skuadrës tonë dhe do të vazhdojë të jetë pjesa e jona.

Momentalisht është stërvitur me ekipin U21, më pas do të bashkohet përsëri me ne. Është vetëm një ngërç në lidhje me rinovimin e kontratës, besoj se do e zgjidhim shpejt. Le të jetë i qetë dhe pasi të rinovojë do të rikthehet në skuadër“, përfundon Hallaçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!