Hallaçi: E nisëm nga mbrojtja, Vllazninë e studiuam. Eze? I rikthyem besimin

schedule23:43 - 30 Nëntor, 2020

schedule 23:43 - 30 Nëntor, 2020

Rrahman Hallaçi ka drejtuar Kukësi në tre ndeshjet e fundit. Skënder Gega vazhdon të luftojë betejën me Covid-19 dhe në stol është ulur zv i tij. 7 pikë në tre ndeshje për ekipin verilindor dhe ndaj skuadrave si Teuta, Laçi dhe Vllaznia. Fitorja e fundit 2-4 në “Loro Boriçi” ka krijuar entuziazëm te Kukësi dhe Hallaçi flet rreth shumë temave në emisionin “Pressing” në ABC.

Nuk është se kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme. Skuadra do rritet, por nuk e kemi filluar mirë kampionatin. Na duhet kohë të jemi në 100%, pasi kemi pësuar shumë ndryshime. I kemi thënë skuadrës që do rregullojmë mbrojtjen në fillim. Nuk jemi në gjendje akoma të bëjmë presionin që duhet, por po rritemi.

Kemi bërë një punë të mirë, e studiuam shumë mirë në video ekipin e Vllaznisë. Edhe qendërmbrojtësi Adili ishte pikë e analizës tonë, është një lojtar që del, ka dëshirë të luajë me topin, i thamë sulmuesit ta pengojë. Ia dolëm t’i penalizonim kundërshtarët.

Eze është një lojtar cilësor, i kishte humbur besimi dhe tani ia kemi rikthyer. I kemi thënë që është i rëndësishëm për sulmin tonë. Kemi lojtarë me kualitet, por disa lojtarë nuk i kanë minutat. Kemi edhe lojtarë të rinj si Tafa, i cili erdhi si portier i tretë, por po luan titullar. Kemi edhe lojtarë të tjerë të rinj si Bytyqi apo Domi.

Sigurisht që nuk jemi shumë të kënaqur, kemi investuar shumë, por do t’i rregullojmë problemet që kemi. Kemi nevojë për disa alternativa, por nuk është momenti. Kemi ndërtuar edhe skuadrën U21, kemi mbledhur lojtarë cilësorë, shumë shpejt do t’i shihni në fushë. Ajo që na gëzon është fakti që po bindim lojtarët si të rreshtohen në fushë dhe të qëndrojmë në ekuilibër“, deklaron Hallaçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!