Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi këtë të premte se ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, për shkak të përfshirjes në korrupsion. Sipas njoftohej përmes deklaratës, atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA.
Jeton Halimi nga Instituti për Studimet Evropiane dhe Globale theksoi në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, se shpallja non grata e Krasniqit është një gjë e keqe për Kosovën pasi shumë zyrtarë po i shtohen kësaj liste. Ai thotë se Krasniqi duhet të japë dorëheqjen.
“Kjo është shumë e keqe për Kosovën sepse shumë zyrtarë po i bashkangjiten asaj liste dhe mendoj se duhet t’i thirrin mendjes institucionet se çfarë njerëzish ka të punësuar. Mendoj se kjo është mëse e keqe për Kosovën si shtet dhe institucionet e veta. Mendoj se Krasniqi në shenjë morale duhet të lëshojë pozicionin në atë punë dhe organet ligjzbatuese të merren me të.”, theksoi ai.
Ndërkohë, duke u ndalur tek deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend, Halimi tha se ai tregoi se është një mashtrues klasik. Ai thotë se populli më në fund e ka kuptuar se Kurti ka manipuluar ndërsa shtoi se nuk ka pasur rrugë tjetër veçse të pranojë asociacionin që dikur e kundërshtonte në opozitë.
“E ka parë më në fund se nuk ka më çfarë të fshehë. Po del si një mashtrues tipi klasik dhe jo rastësisht ka marrë 50 për qind të votave. Doli në pah dhe më në fund e ka parë gjithë opinioni se Kurti është një mashtrues dhe këtë i ka bërë për karrigen e vet personale, për ta shijuar pushtetin se sa ishte në opozitë nuk ka lënë gjë pa iu thënë partive. Tani mendoj që më në fund e ka kuptuar popullata në Kosovë se ishte thjesht një farë lloj, ka qenë e keqe se ka mashtruar popullatën. Por më në fund që edhe në Kosovë po shihet se kush ka qenë mashtruesi dhe ato marrëveshje që kanë nënshkruar, Kurti i bën të njëjtat, shto atë të Ohrit. Mendoj se Kurti e ka ditur se Kosova duhet të themelojë asociacionin, se ka qenë obligim shtetëror dhe se nuk ka pasur rrugë tjetër dhe më në fund që i ka thirrur mendjes dhe ka vendosur për themelimin e asociacionit, por vetëm me vendim të gjykatës kushtetutese, siç ka dhënë vërejtjet e saj.”, theksoi ai./abcnews.al