Halilaj mund Gjicin/ PS fiton edhe më thellë në Kukës, shtyn festimet, solidaritet me zinë e Kosovës

schedule15:36 - 25 Shtator, 2023

schedule 15:36 - 25 Shtator, 2023

Albert Halilaj është kryetari i ri i bashkisë së Kuksit, duke marrë një fitore edhe më të thellë se ajo e Safet Gjicit.

Entuziastët ngritën në ajër edhe Pandeli Majkon, i cili përballoi thuajse i vetëm këtë fushatë, në të cilën kandidati i Partisë Socialiste mori 13 mijë vota, krahas 7400 votave që mori rivali i vetëm nga opozita Emri Vata.

Dhe arsyet nuk mungonin, për socialistët të cilët në 14 maj, fituan me vetëm 2 mijë vota diferencë, ndërsa kjo e diellë prodhoi një avantazh edhe më të thellë, prej 5600 votash për mazhorancën.

Albert Halili mundi kështu jo vetëm kandidatin e Berishës, por edhe vetë Safet Gjicin.

Halili mori 1400 vota më shumë se sa paraardhësi i tij, i cili këtë proces e ka ndjekur nga televizorët e burgut, ku ndodhet prej 5 muajsh që nga publikimi i videoskandalit në zyrën e tij.

Për ABC News, kryetari i ri i bashkisë Kukës dha këto zotime.

Kuksianët, Edi Rama i falënderoi që në mëngjes, kur fitorja e PS-së dukej e pakthyeshme.

Kreu i qeverisë premton më shumë për Kuksin, teksa nuk u shfaq në këtë bashki asnjë ditë gjatë zhvillimit të kësaj fushate lokale të parakohshme.

Vendimi i parë i kryebashkiakut ishte ndalimi i tupanave dhe spostimi i festimeve të fitores në një ditë tjetër.

Në një postim në Facebook, Halilaj thotë se është me Kosovën dhe përballë terroristëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!