SHBA dëbon diplomatin nr. 2 në ambasadën ruse në Uashington.
BBC raporton se lajmi konfirmohet nga një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe kjo vjen si përgjigje ndaj Rusisë e cila dëboi diplomatin e rangut të dytë amerikan në Moskë në fillim të këtij viti.
Rusët janë lajmëruar për këtë vendim dje ndërsa diplomatit i kanë dhënë disa javë kohë që të largohet nga SHBA-ja
SHBA-ja e ndërmori këtë veprim si një përgjigje e drejtpërdrejtë për zyrtarët të cilët nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky vendim vjen pas vitesh të këqija diplomatike të shkëmbyera mes dy vendeve.
/abcnews.al