Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër, viktima në Shkodër lë pas 4 fëmijë

schedule20:31 - 13 Shkurt, 2022

schedule 20:31 - 13 Shkurt, 2022

Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër në Shkodër. Prek Tonaj është i treti, ndërsa 2 vëllezërit e tij janë vrarë para vitit 2005.

Burime për gazetarin e Abc Simon Shkreli bëjnë me dije se ai u qëllua për vdekje mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Grudë e Re teksa po konsumonte kafe në një lokal. Rreth orës 19:15 autorët të cilët ishin dy i kanë shkuar në tavolinën ku 47 vjeçari ishte ulur dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Vrasësit fillimisht janë kujdesur që t’i përcjellin mesazhin para se ta qëllojnë. Abcnews.al mëson se para se ta qëllojnë autorët i kanë thënë emrin e personit për të cilin po e vrasin.

Lexo edhe: Shkodër/ Autori i hyri në lokal, mesazhi që i dha viktimës para se ta vriste në tavolinë

Prek Tonaj, i cili mbeti viktimë e breshërisë së plumbave është baba i 4 fëmijëve. Ai mësohet se ishte punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër. Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa policia njoftoi po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Dyshimet e para janë se pas motiveve të kësaj vrasje fshihet hakmarrja. Kjo pasi në 26 gusht 2011 Tonaj u arrestua së bashku me 2 persona të tjerë, një prej tyre babai i tij, pas dyshimeve se po planifikonin të kryenin në vrasje.

Lexo edhe: Nga vrasja e vëllait, te atentati ndaj hasmit për hakmarrje, e shkuara e 47-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër

Tonajt, vite më parë i kanë vrarë dy vëllezër. Në 2011-n kur u arrestua nga policia ishte bashkë me të atin dhe dyshohet se do të hakmerreshin për familjarët e tyre. Nuk dihet nëse vrasja e 47 vjeçarit mbrëmjen e sotme lidhet me vrasjet e 2 vëllezërve të tij. Pritet që ngjarja të zbardhet nga ana e autoriteteve.

be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!