Sipas një ushtaraku, rreth 75% e forcave ruse ndodhen tashmë në Ukrainë. Jack Watling është një studiues në fushën e luftës tokësore dhe shkencave ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, shkruan BBC
Gjatë një intervistë për programin “Today” të BBC Radio 4, ai tha se një numër i madh trupash ruse po përparojnë në jug nga Bjellorusia dhe po përgatiten për një sulm në Kiev. Ai tha se forcat ruse kanë përdorur municione dhe sisteme raketash në drejtim të zonave të banuara.
Ushtria ukrainase nuk funksionon më në formacione ushtarake, por tani në pozicione mbrojtëse.
/abcnews.al