Haki Çako inspekton banesat e dëmtuara nga tërmeti në Kuç

schedule18:26 / 05/01/2019

Drejtori i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar gjatë ditës së sotme banesat dhe shkollën e dëmtuar nga tërmeti në fshatin Kuç të Vlorës.

Ai ka deklaruar se së bashku me pushtetin vendor do të bëhet një vlerësim i të gjithë shtëpive të dëmtuara dhe më pas do të dëmshpërblehen familjet.

Emergjencat civile dhe forcat e armatosura janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve. /abcnews.al

schedule18:26 / 05/01/2019