Hakerat rusë, sulm ministrive gjermane

schedule21:55 - 28 Shkurt, 2018

schedule 21:55 - 28 Shkurt, 2018

Hakerat rusë kanë nisur një fushatë sulmesh ndaj institucioneve europiane. Së fundmi ata kanë vënë në shënjestër ministritë në Gjermani, duke marrë nga sistemet e tyre të dhëna të shumta.

Një grup i fuqishëm hakerash rusë ka sulmuar Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes në Gjermani, duke përvetësuar të dhëna nga serverat e tyre. Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane, të cilat ia atribuojnë ndërhyrjen grupit të njohur APT-28.

Qeveritë perëndimore dhe ekspertët e sigurisë e lidhin grupin në fjalë me një agjenci spiunazhi ruse dhe e kanë fajësuar për një sërë operacionesh ilegale, përfshirë atë ndaj Komisionit Demokratik Kombëtar në Shtetet e Bashkuara dhe në Dhomën e Ulët të Bundestagut në vitin 2015.

Mediat gjermane citojnë burime pranë shërbimeve të inteligjencës, të cilat thonë se sulmet janë kryer dhjetorin e kaluar. Ndërkohë, ministritë e sulmuara dhe Agjencia gjermane për mbrojtjen kibernetike nuk kanë reaguar. Specialistë të elektronikës kanë paralajmëruar prej kohësh se pas ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, Rusia do të përpiqet të ndërhyjë edhe në ato europiane, me qëllimin e vetëm për të minuar sistemin demokratik të kontinentit të vjetër.

Të dielën e ardhshme Italia mban zgjedhjet e përgjithshme dhe në raportin vjetor, shërbimet sekrete të vendit e konsideronin të lartë rrezikun nga sulmet kibernetike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!