Hakerat publikojnë të dhëna të reja, Karamuço: Po kërcënohen policët , MEMEX është “Kutia e Pandorës”

schedule20:20 - 10 Tetor, 2022

schedule 20:20 - 10 Tetor, 2022

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për publikimin e të dhënave të policisë nga hakerat iranianë gjatë fundjavës që lamë pas.

I ftuar në “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi, Karamuço tha se tahsmë po kërcënohen policët për publikimin e informacioneve të tjera, por nuk dihet për çfarë bëhet fjalë.

“Tani po kërcënohen efektivët e policisë. Për çfarë bëhet fjalë nuk bëhet e ditur. Ajo që po shikojmë është se këta të dielave nxjerrin një informacion. Nuk ka ndonjë informacion shantazhues, tani vihet re selektimi. Dhe kjo përzgjedhje nuk bëhet dot pa bashkëpunim me një grup shqiptarë se ata nuk i njohin kush janë efektivët e policisë. Këta kanë nxjerrë vetëm një ekstrakt që i konsiderojnë më të rëndësishsëm. Është bërë një skeletim në atë sistem. Skedarët nuk janë të policisë, i kanë bërë vetë. Le të presim, por besoj se kanë të dhëna të tjera”, tha ai.

Karamuço theksoi se më e keqja do të ishte nëse hakerat do të kishin në dorë sistemin MEMEX, i cili mund të hapë kutinë e Pandorës.

“Në momentin që do kemi një dokument të sistemit MEMEX mund të themi që kanë rënë poshtë të gjitha ato mesazhe që kanë qenë për të qetësuar situatën. Kjo do të thotë që ata kanë hyrë shumë thellë. MEMEX mund të na hapi Kutinë e Pandorës, për shumë përplasje, mes bandave, policëve sepse lidhen ngjarjet me njëra-tjetrët. Imagjinoni çfarë ndodh nëse hapet MEMEX”, tha eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!