“Hakanit i dhamë maksimumin e pagës, të ikë nëse do”, presidenti i Milanit flet hapur

schedule16:17 - 21 Qershor, 2021

schedule 16:17 - 21 Qershor, 2021

Milani ka marrë sot një tjetër goditje të madhe. Hakan Calhanoglu, që kishte mbyllur kontratën me kuqezinjtë dhe po negocionte për rinovimin, ka vendosur të ndjekë tjetër rrugë.

Për mediet ai pranoi se ka arritur marrëveshje me rivalët e qytetit, Interin dhe do firmosë për ta, duke bërë atë, që tifozët e quajnë tradhti. Në lidhje me këtë lëvizje ka folur presidenti i Milanit.

 

Paolo Scaroni tregon se u ka bërë ofertë Calhanoglu dhe Donnarummas, por ata nuk mund të plotësonin kushtet e lojtarëve në një situatë të tillë financiare, ku klubi ka vendosur tavan p% ër pagat.

“Ne i bëmë një ofertë Calhanoglu. Dhamë maksimumin e asaj që mund të jepnim. Nëse ai gjen zgjidhje të tjera, që janë më të mira për të, është zgjedhja e tij.

Donnarumma? Ne vendosim kufi për pagat e lojtarëve, më pas të gjithë janë të lirë të bëjnë ç’të duan. Oferta jonë nuk mjaftonte për të”, u shpreh Scaroni. /abcnews.al