Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hakaj: Vllaznia shumë më e fortë se Partizani, këtë vit do jemi pretendent kryesor

schedule13:24 - 25 Shtator, 2021

schedule 13:24 - 25 Shtator, 2021

Vllaznia luan nesër një ndeshje shumë të fortë e të rëndësishme ndaj Partizanit në “Elbasan Arena” për Abissnet Superiore. Në konferencë për mediet ka folur një “ish” i të kuqve, Esin Hakaj.

“Një rikthim shumë i bukur, në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë për pritjen që më kanë bërë sepse ishin 5 vite që isha larg Vllaznisë dhe dukesha sikur i huaj. Rikthimi dhe të gjithë djemtë, Kruja, Adili, Krymi dhe shumë të tjerë dhe stafi teknik ma bënë përshtatjen shumë shpejt.

Kam qenë prej tre vitesh tek Partizani. Kam luajtur një vit rregullisht, ndërsa vitet e tjera nuk kam luajtur rregullisht. Normalisht kur luan ndaj një ish-ekipi ka emocion dhe është ndeshje shumë e fortë. Partizani ka një ekip të mirë dhe ne kemi një skuadër shumë më të fortë se ta.

Vllaznia e tregoi veten sezonin që kaloi duke treguar se ishte një ekip i fortë, besoj dhe këtë vit do të jetë një skuadër shumë i fortë dhe pretendent kryesor. E nisëm mbarë me Laçin, pastaj morëm një barazim që nuk ishte i mirë, por kështu është futbolli shpresoj që të arrijmë në fitore”, përfundoi Esin Hakaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!