Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dy grabitjeve me armë, të cilat kanë ndodhur gjatë transportimit të parave nga “Besa Security” gjatë këtij viti.
E para ndodhi më 8 mars, ku shihen persona të armatosur që ndalen në rrugë dhe dalin nga një veturë, dhe qëllojnë në drejtim të veturës së kompanisë “Besa Security”, e cila po bënte transportimin e parave.
Pasi kryejnë plaçkitjen, grabitësit marrin veturën e tyre dhe ikin nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, në rastin e dytë, i cili ka ndodhur më 18 nëntor, sikurse në rastin e lartpërmendur, grabitësit sikur duket nga pamjet e KTV-së ndalin në rrugë makinën që po e bënte transportimin e parave.
Grabitësit qëllojnë në drejtim të veturës dhe më pas kryejnë plaçkitjen./ Abcnews.al