“Hajde Zvicër”, gazeta zviceriane i drejtohet futbollistëve në shqip

schedule15:14 - 3 Korrik, 2018

schedule 15:14 - 3 Korrik, 2018

Mediat zvicerane kanë kuptuar tashmë që shqiptartët nga Kosova janë yjet e kombëtares së futbollit. Për këtë, një gazetë ka publikuar një reportazh për prejardhjen e Shaqirit të cilin e titullon në shqip: “Hajde Zvicër”.

Gazeta e mirënjohur zviceriane, Tages Ainziger, ka bërë një reportazh në Kosovë, vendi prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zvicerane të futbollit. “Hajde Zvicër.

Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Ainziger në shkrimin për fshatin Zhegër, nga i cili e ka prejardhjen Xherdan Shaqiri. Në këtë reportazh shkruhet për euforinë që mbretëron te shqiptarët, të cilët me zemër mbështesin kombëtaren zvicerane, sikurse të jetë kombëtarja e tyre.

Një kualifikim mes tetë më të mirave të botës, do ta ndihmonte Zvicrën të barazonte rezultatin më të mirë të arritur nga ata në një Kupë të Botës, të regjistruar në Botërorin e zhvilluar në shtëpi në 1954-n.

Prania e shqiptarëve nga Kosova në përfaqësuesen e helvetikëve mori jehonë më të madhe në ndeshjen me Serbinë, e cila natyrisht ishte shumë e ndjerë nga katërshja Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Xhemaili.

Dy prej tyre që shënuan, festuan me simbolin e shqiponjës në duar, një celebrim të cilin do ta mbajnë mend gjatë, pasi morën një dënim me gjobë nga FIFA. Në të gjitha ndeshjet e Zvicrës në këtë Botëror, janë shënuar gola nga të dy ekipet. Kjo do të jetë ndeshja e 50-të e Suedisë në Kupën e Botës, kombëtarja e 11-të që e arrin këtë shifër./abvcnews.al