Në Kuvend këtë të enjte, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka folur për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Hajdari u është drejtuar deputetëve socialistë duke i pyetur pse nuk dalin në mbrojtje të Teatrit, ndërsa ka ftuar opozitën që të rikthehet në parlament.
“E latë Shqipërinë në duart e socialisteve duke braktisur mandatet, hajde të luftojmë këtë vend”, u shpreh ajo.
Pas fjalës së deputetes nuk kanë munguar as duartrokitjet nga deputetët e opozitës.
Rudina Hajdari: “Nëse nuk ndryshojmë sistemin e kemi të pamundur që të ndryshojmë një Shqipëri që është vjedhur, fundosur. Çdo gjë ka marrë fund, se e ka marrë peng politika. Sot qytetarët shqiptarë duhet të ishin me një buxhet të paktën 50 mijë dollarë për familje, se Shqipëria ka pasuri natyre. Edhe pse jemi një vend i pasur me naftë, krom, me dete, janë të grabitur nga 5 njerëz. Ti lind me borxhe. Enver Hoxha ka vdekur në 1985, ca po bëjmë ne. Pse nuk e mbron asnjëri nga ju teatrin, ju mban me litar prej fyti kryetari i partisë suaj. SHBA dhe ndërkombëtarët po e çojnë idenë përpara, duhet ndryshimi i sistemit, se politika e këtij vendi e ka marrë peng këtë vend. E latë Shqipërinë në duart e socialisteve duke braktisur mandatet, hajde të luftojmë këtë vend. “ /abcnews.al/