Ditën e sotme u paraqiten në Komisionin e Posacëm të Reformës Zgjedhore 2 kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Kërkesat u paraqitën nga opozita brenda parlamentit, nga deputeti Myslym Murrizi dhe Halit Valteri.
Në përfundim të diskutimit kryetarja e këtij komisioni Rudina Hajdari, deklaroi se do të dëgjohen dhe do të diskutohen të gjithë draftet e paraqitura në formë propozimi për Sistemin Zgjedhor. Më tej Hajdari tha se të gjithë draftet do të shqyrtohen me të gjithë aktorët politikë përpara se të shkojnë në ODIHR për konsultim.
“U diskutua drafti i tretë i prezantuar nga eksprertët. Ky propozim do të shqyrtohet në janar. Ekspertët prezantuan draftin e tyre për të gjithë strukturën zgjedhore.
Gjatë kësaj mbledhje pati dy kërkesa: kërkesa e parë erdhi për një propozim të opozitës për ndryshim të sistemit zgjedhor i cili do të shqyrtohet në Janar gjithashtu ekspertët prezantuan draftin e tyre në lidhje me strukturën e administratës zgjedhore dhe se si do të krijohen mekanizma të reja për transparencën që do të kërkohet nga subjektet zgjedhore gjatë votimit, gjatë procesit dhe pas procesit të votimeve. Pra do të gjehen mekanizma të tjera ku cdokush që tenton të vjedhë votën do të shkojë në burg. Kjo do të ngrejë besueshmërinë ndaj këtij insitutcioni. Kjo kërkesë në fakt ka ardhur si propozim i bashkimit Europian. Në një takim tjetër do të kemi edhe shoqërinë civile që na kanë ndjekur hap pas hapi, të cilët do të japin mendimin e tyre në lidhje me draftet. Nuk duam që subjektet politike të mos pranojnë draftet që hidhen në tryezën e diskutimit për refomën zgjedhore. është detyra jonë si politikanë të rikthejmë besimin shqiptarëve“, tha Hajdari.
E pyetur nga gazetarët nëse kishte diskutuar me Gjiknurin, për dyshimet e hedhura nga vetë ajo, në lidhje me një marrëveshje me dyer të mbyllura mes PD dhe PS, Hajdari u përgjigj:
Keni hedhur dyshime se po bëhet një marrëveshje PS-PD me dyer të mbyllura, e diskutuat këtë gjë me zotin Gjiknuri?
“Memoria politike na tregon që kjo ka ndodhur më përpara. I referohem praktikës parlamentare që është bërë në 30 vitet e fundit. Ajo që po kërkoj është e thjeshtë, ne duam të kemni një proces zgjedhor transparent. Pra ky proces të mos bëhet vetëm për dy partitë kryesore por për të gjithë“, tha Hajdari.
Nëse sistemi ndryshon si do të garoni për të qenë pjesë e politikës? Me një parti të re apo si pjesë e nismës thurje?
“E rëndësishme të krijojmë kushte për të gjithë jo vetëm për Rudinën. Mendoj se aksioni ynë është të forcojmë demokracinë në vend dhe nëpërmjet reformës zgjedhore kjo mund të arrihet fare lehtë”./abcnews.al