Duke folur për marrëdhëniet akuale mes Kosovës dhe Serbisë, komisioneri për zgjerim dhe fqinjëjsi të mirë në Bashkimin Europian, u shpreh se nëse dikur palët përdornin armët me nëjri tjetrin, tashmë përdorin telefonat
Dikur përdornin armët, tashmë telefonat. Me këtë fjali, komiionieri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Hahn, ka përshkruar marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ka një përmirësim të ndjeshëm.
Ai shtoi se javët e fundit ka pasur momente që në të kaluarën do të detyronin palët t’u drejtonin armët njëra – tjetrës, ndërsa tashmë Presidentët e të dy vendeve zgjedhin të bisedojnë.
Sipas Hahn ka disa lëvizje pozitive nëse shihet se cfarë ka ndodhur gjatë një periudhe të caktuar, edhe pse hapat prapa nuk kanë munguar nga të dyja anët, por Hahn shtoi se Bashkimi Europian nuk dekurajohet lehtë. Si një hap të rëndësishëm prapa, Hahn përmend taksën e vendosur nga Prishtina për produktet serbe, dhe pse momentin po punohet për t’u gjetur një zgjidhje.
Duke iu referuar Ballkanit, Hahn tha se janë marrë shumë vendime të rëndësishme, përfshirë këtu dhe marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë për cështjen e emrit. Ai tha se dhe Shqipëria ka bërë hapa të suksesshëm. I pyetur se çfarë mund t’i ofrojë Bashkimi Europian vendeve që kërkojnë anëtarësimin, Hahn tha se motoja e tij ishte “politikat fqinjësore”. Ai theksoi se dyert e BE janë të hapura dhe çdo shtet ka çelsin dhe mund t’i hapë ato.
Dhe pse nuk ka dashur të konfirmojë se cilat vende janë më pranë anëtarësimit, Hahn përfundoi duke thënë se disa mendojnë se Mali i Zi dhe Serbia janë më pranë pasi negociatat vazhdojnë, por kjo nuk do të thotë se këto vende do të jenë të parat që do të kalojnë përtej vijës imagjinare. /abcnews.al