Eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn ka bërë me dije se BE do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me shumë gjasa kjo do të ndodhë në samitin e Unionit që zhvillohet në qershor.
Bashkimi Europian do të zugjerojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke zgjeruar shtytjen e bllokut për Ballkanin Perëndimor. Kjo është konfirmuar nga Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn. “Komisioni Europian shumë shpjet do të rekomandojë, me shumë mundësi në verë, që shtetet anëtare të fillojnë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, u shpreh zyrtari I Brukselit në një intevistë për gazetën gjermane “Die Ëelt”.
“Shqipëria, vend kandidat I BE-së që prej 2014, ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar”, nënvizon eurokomisioneri. “Ne besojmë që të dy vendet kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme në të shkuarën, dhe janë të kualifikuara për këtë hap”, shton Hahn.
Maqedonia ka qenë vend kandidat për anëtarësim në BE që prej vitit 2005 dhe ka ndërmarrë sëfundmi një shtytje të re për të zgjidhur çështjen e emrit ne Greqinë, contest I cili daton që prej shpalljes së pavarësisë nga ish-rajoni I Jugosllavisë në 1991. Kancelarja Gjermane, Angela Merkel theksoi sëfundmi se “zgjidhja e këtij problemi nuk ka qenë kurrë më afër se sa është tani”.
Ministrja e Jashtëme e Bullgarisë, që drejton presidencën aktuale të Unionit, Ekaterina Zaharieva tha këtë muaj se shpreosn që vendimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të merret në samitin e BE-së në qershor. Ndërkohë, Shqipëria dhe Maqedonia do t’I bashkohen Malit të Zi dhe Serbisë, që filluan bisedimet për anëtarësim në 2012 dhe 2014, dhe mund të bëhen anëtarë të Unionit deri në vitin 2025. Sa I përket Ballkanit Perëndimor, edhe Bosnje Hercegovina ka aplikuar, por nuk është njohur akoma si vend kandidat. Gjithashtu në intervistë për gazetën gjermane, Hahn thotë se në një report të ardhshëm Komisioni Europian do të nënvizojë defiçitet domethënëse të Turqisë sa I përket çështjes së sundimit të ligjit. Kjo nënkupton se Ankaraj duhet ende të presë në dyert e BE-së.
/abcnews.al