Hahn: Ka kërcënime ndaj deputetëve të VMRO pro marrëveshjes

12:56 | 09/10/201812:560

Në Maqedoni, deputetët e opozitës që janë pro marrëveshjes për emrin me Greqinë po kërcënohen. Denoncimi është bërë nga eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. Sipas tij, edhe zgjedhjet e parakohëshme nuk garantojnë miratimin e marrëveshjes.

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka komentuar situatën politike në Maqedoni. Ai bëri të ditur se ka informacione se deputetët e VMRO-DPMNE-së, ata që dëshirojnë ta mbështesin marrëveshjen me Greqinë, janë të kërcënuar. Hahn kërkon nga VMRO-DPMNE që të largohet nga destruktiviteti dhe që interesat e qytetarëve dhe shtetit t’i vendosë mbi ato partiake.

“Partia do të mbajë përgjegjësinë e plotë për mbylljen e dyerve të BE-së për Maqedoninë nëse nuk kalon marrëveshja. Kjo është e papranueshme për një parti e cila thotë se është pro-evropiane dhe demokratike”, tha Hahn.

Ai shtoi se integrimi evropian për VMRO-në është prioritet në deklarata, por këtë duhet ta dëshmojnë me vepër duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë.

Për eurokomisionerin, referendumi ka qenë vetëm konsultativ dhe shumica e qytetarëve u deklaruan pro opsionit “po”. Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë rrezikun e mosarritjes së afateve për marrëveshjen për emrin. Hahn në fund nënvizon se edhe zgjedhjet nuk janë garanci se do të sigurohen dy të tretat e shumicës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono