Hahn: Influenca kineze në Ballkan, sfida më e madhe e BE-së

schedule13:53 - 27 Korrik, 2018

schedule 13:53 - 27 Korrik, 2018

Në një intervistë për gazetën Politico.eu komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Johannes Hahn, ka identifikuar influencën ekonomike kineze si strategjinë e mundshme të saj për infiltrim politik në Union përmes shndërrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një “kalë Troje” për ta.

Bashkimi Europian i bie këmbanës së alarmit për rolin e Kinës në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se Pekini mund t’i kthejë vendet e rajonit, që aspirojnë antarësim në Union, në një “kalë Troje”.

Kështu e nisi artikullin gazeta europiane Politiko.

Ka qenë komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, ai që ka thënë për Politico se kombinimi i kapitalizmit me diktatin politik në Kinë, mund të jetë tërheqës për disa liderë të rajonit në krahun jug-lindor të kontintentit.

Edhe pse pjesa më e madhe e shqetësimit mbi Ballkanin në vitet e fundit është fokusuar tek roli i Rusisë, Hahn ka deklaruar se ka më shumë arsye për t’u shqetësuar për Kinën, e cila ka bërë investime serioze në projekte infrastrukturore në rajon.

I pyetur mbi mundësinë që Kina të kthejë vendet aspirante për anëtare në BE, në një “kalë Troje” përmes kapjes së politikës nëpërmjet pushtetit ekonomik, Komisioneri Hahn citoi shembullin e autostradës që po ndërtohet në Malin e Zi.

“Ky është ekzaktësisht rasti me autostradën e famshme në Malin e Zi. Kjo është një metodë, ose thënë ndryshe, model biznesi i zbatuar nga Kina për të ofruar hua tërheqëse për vendet, dhe nëse ti nuk i shërben atyre, kthehet në kapital.”

Kështu është shprehur komisioneri përgjegjës për fqinjësinë dhe bisedimet me vendet aspirante për antarësim në Union, duke e quajtur reagimin e BE-së ndaj kësaj strategjie të Kinës si një nga sfidat më të mëdha të Europës.

Deklarata e komisionerit Hahn kujton bisedën e zhvilluar në forumin ndërkombëtar Crans Montana në Qershor në Bruksel, ku i ftuar si pjesmarrës dhe folës, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kritikoi Bashkimin Europian për burokraci të shtuar ndaj vendeve të rajonit, si dhe mungesë investimesh reale në tre dekadat e fundit, si rezultat i trembjes së unionit nga influence kineze dhe ajo turke, të vetmet vende që, sipas tij, kanë investuar seriozisht në rajon.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nuk kanë asnjë arsye të refuzojnë projekte reale që ndikojnë në ekonominë e paincentivuar nga europa e bashkuar  ka deklaruar në forumin prestigjoz ish-kryeministri Berisha, duke theksuar se për rajonin investimet në projekte janë jetike.

Sa i përket skepticizmit për hapjen e unionit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, me Francën në front e cila në Qershor arriti të shtyjë vendimin e Komisionit Europian për nisjen apo jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë për pas zgjedhjeve të muajit Maj. Hahn deklaron se qytetarët e Ballkanit Perëdnimor kanë të drejtë të jenë anëtarë të BE-së dhe se kjo e fundit gjendet sot mes dy zgjedhjeve: eksportimit të stabilitetit në rajon ose importimit të destabilitetit në bllok.

Hahn theksoi gjithashtu se ka besim se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë mund të nisin vitin e ardhshëm, duke patur parasysh se procesi i vlerësimit të përgatitjes së dy vendeve për negociim, ka nisur.

Ky është një proces gjithëpërfshirës, ka theksuar Hahn duke shpresuar se mund të përmbyllet brenda 12 deri në 14 muajsh. Qëllimi sipas ish-ministrit konservator australiak Hahn  është marrja e dritës jeshile nga çdo vend anëtar deri në mesin e vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!