Hahn: BE gati për anëtarësime të reja në Ballkan

schedule11:26 - 28 Nëntor, 2017

schedule 11:26 - 28 Nëntor, 2017

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Europian Johannes Hahn, është i bindur se  tani ka më shumë vullnet nga shtetet anëtare të BE-së për zgjerim TE Unionit  dhe antarësime të reja se një vitë parë. Gjatë një interviste, per Rojter Hahn deklaroi se Bashkimi Europian e shikon rajonin e ballkanit tepër të rëndësishëm në drejtim të politkave të kontrollit të emigracionit dhe luftës kundër kërcënimeve të sigurisë që vijnë nga influenca Ruse dhe Islami radikal.

Hahn thekson se Ballkani Perëndimor me popullsi 20 milion banore që kërkojnë të zhvillojnë mirëqënien e tyre eshte shumë joshës për tregun e BE-së.

Komisioneri sqaroi me tej se ai nuk e mbështet idenë e zgjerimit shume te shpejte te  Europes  pasi kjo mund të shkaktonte probleme tek shtetet anëtare. Në vend të kësaj, sipas Hahn, duhet bërë përpjekje për të fuqizuar shtetet e dobëta që më pas të fuqizohet edhe vetë Bashkimi Europian.

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht shtete kandidate për antarësim në BE , ndërsa Bosnja dhe Kosova po kërkojnë të marrin këtë status./abcnews.al